Vendosni fjalën kyçe....

Humbi dy ndeshjet në Ligën e Kombeve, trajneri sllovak jep dorëheqjen nga kombëtarja


Pas humbjes së dytë radhazi që ekipi pësoi në Ligën e Kombeve, Jan Kozak nuk do të jetë më trajner i Sllovakisë.

Ky lajm është bërë i ditur për publikun përmes faqes zyrtare në të Federatës sllovake, ku thuhet se  kontrata me Kozak-un është ndërprerë me kërkesën e tij.

“Ne arritëm një marrëveshje sot me trajnerin Jan Kozak për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë me kërkesën e tij”, tha federata në deklaratë.

Humbja e të shtunës në shtëpi ndaj çekëve, e la Sllovakinë në fund të grupit dhe pa asnjë pikë pas dy ndeshjeve.

Sllovakia humbi fillimisht ndaj Republikës Çeke me rezultatin 2:1  dhe më pas ndaj Ukrainës me rezultatin 1:0, në dy takime të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen miqësore të së martës kundër Suedisë, ekipin do ta drejtojë ndihmësi i Kozak, Stefan Tarkoviç.

Jan Kozak e ka drejtuar Sllovakinë për 5 vite, ku arriti ta kualifikojë Sllovakinë në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori, duke arritur në fazën e eliminimit në turneun në Francë në vitin 2016.