Vendosni fjalën kyçe....

Zotimi i kryeministrit: Do e luftojmë korrupsionin fort në çdo nivel


Në fjalën e tij në seancën plenare kryeministri Rama tha se qeveria e tij ka dy sfida madhore që janë, mbyllja e pasojave të tërmetit dhe përballimi i pandemisë.

Ai tha se familjet që janë ende pa banesa do marrin bonusin nga qeveria deri në përfundimin e banesës.

Po kështu Rama theksoi se vaksinimi masiv do vijojë në vend me doza të tjera që do vijnë kohë pas kohe duke shtuar se Shqipëria nuk ia ka zili asnjë vendi tjetër mënyrën si e ka përballuar atë.

Kreu i qeverisë theksoi po kështu se qeveria do bëjë çmos që të luftojë kundër korrupsionit në çdo nivel duke nxitur mekanizma të tjerë për ta mundësuar atë.

“Kemi dy sfida të mëdha në këtë mandat. Mbylljen e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë. Dje është miratuar ‘Green Pass’ që mundëson lëvizjen në Europë të qytetarëve shqiptarë të vaksinuar, prandaj u bëj thirrje vaksinohuni që të mund të lëvizni. Po kështu qeveria jonë do luftojë në mënyrë frontale kundër korrupsionit në çdo nivel. Për këtë do mundësojmë mekanizma të tjerë nxitës për denoncimin e tij. Po kështu nuk do mbrojmë asnjë zyrtar që do ketë probleme me drejtësinë.” – tha ndër të tjera Rama.