Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton progamin: Deri në 2030-ën synoj ta bëj Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan


Kryeministri Rama ka prezantuar programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Ai përmendi rritjen e mbështetjes për nxënësit e studentët përmes projekteve arsimore në fushën dixhitale e startup-eve të ndryshme.

Kryeministri njoftoi futjen e anglishtes si lëndë që në klasat e para si dhe fuqizimin e mësimit të informatikës.

Rama theksoi se do vijojë edhe më tej dixhitalizimi i shërbimeve në administratë për të shmangur korrupsionin e burokracinë si dhe përshpejtimin e marrjes së dokumenteve.

“Do vijojmë dixhitalizimit të shërbimeve për të shmangur korrupsionin. Do ketë mbështetje të të rinjve për dixhitalizimin, për kodimin po edhe programimin. 50 milionë euro shkojnë për kompanitë për mbështetjen e të rinjve dhe start-up. Po kështu do nisë mësimi i anglishtes që nga klasa e parë fillore. Informatika, artet, zejet e sporte do hyjë në shkolla si program. Do rritet niveli i edukatoreve dhe mësueseve dhe mbështetja për ta.” – tha Rama.

Ai theksoi më tej se nga 1 qershori 2022 në vend do ndalohet përdorimi i qeseve plastike duke paralajmëruar kompanitë që të ndryshojnë linjën e prodhimit.

Sipas kreut të qeverisë, pastërtia do kthehet në kryefjalën e qeverisë qendrore dhe atyre vendore duke ushtëzuar ndihmën ndaj këtyre të fundit. Kryeministri tha se deri në vitin 2030 synon ta bëjë vendin kampion të turizmit në Ballkan.

“Pastërtia duhet të kthehet në kryefjalën e çdo qeverie vendore a kryebashkiaku të vendit. Ndërtimet pa leje do jenë shënjestrat prioritare të policisë dhe nuk do lejojmë më asnjë ndërtim pa leje. Bashkitë që nuk pastrojnë plehrat nuk do përfitojnë asnjë grant pa kushtëzim. Deri në vitin 2030 duam ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. Vija bregdetare duhet parë si pasqyra e atdhedashurisë. Sepse atdhedashuri nuk është të urresh kombet e tjera dhe as të urresh bashkëkombasit e tu që nuk mendojnë si ti. Në 1 qershor 2020 do ndalohen qeset plastike. Kjo do jetë dita e çlirimit të vendit nga qeset plastike.” – shtoi Rama.