Vendosni fjalën kyçe....

Misteri i vdekjes në ‘Rogner’, menaxherja i shmanget përgjegjësisë


Dy ditë më parë, 28-vjeçari Ajdin Mustafi, u gjet i vdekur në ‘Hotel Rogner’. Paraprakisht dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i dhomës në katin e pestë, ku po qëndronte.

Ndërsa shkaqet e vdekjes misterioze të shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, i cili u rrëzua me gjithë parvazin e ballkonit, nuk janë përcaktuar ende, menaxherja e ‘Rogner’ i është shmangur përgjegjësisë duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Administratori i kompanisë që menaxhon ‘Rognerin’ është Rudolf Schmid, por në organikën e strukturës së hotelit, Eva Xhepa rezulton të jetë menaxhere. Ajo ka kontratë me administratorin e kompanisë si dhe me bashkëpronarin e ‘Hotel Rogner’.

Në gjithë historinë misterioze të vdekjes së të riut, ka tre çështje që duhen theksuar.

E para, parvazi i hotelit ka qenë jashtë çdo kushti sigurie. Pas verifikimeve të para janë gjetur disa vida të hequra, të cilat dyshohet se i përkasin strukturës metalike së balllkonit, prej nga u rrëzua Mustafi.

E dyta, hoteli nuk ka në organikë asnjë të punësuar për sigurimin teknik, gjë që bën me përgjegjësi administratorin e hotelit, shtetasin e huaj Rudolf Schmidt si dhe menaxheren shqiptare Eva Xhepa.

Problemi i tretë është se hoteli nuk ka pasur kamera sigurie nga jashtë për të verifikuar nëse vdekja e 28-vjeçarit Ajdin Mustafi ka qenë aksidentale, apo në këtë histori kë diçka më tepër se kaq.

Prokuroria ndërkohë ka administruar kamera nga kënde të tjera për të parë nëse ka pasur ose jo persona të tjerë në dhomën e viktimës në kohën e rrëzimit fatal, pamje të cilast pritet të zbardhen sot. /Hashtag.al