Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja misterioze në hotel “Rogner”, kush është i riu që ra nga ballkoni


Një i ri 28 vjeç që qëndronte në hotel “Rogner” ditën e djeshme u gjet i vdekur pas rënies nga lartësia në dhomën ku qëndronte.

 Ajdin Mustafi u gjet përtokë dhe u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Mustafi, me origjinë nga Maqedonia e Veriut ka rënë nga kati i pestë, teksa fotot pas ngjarjes tregonin se dritares së ballkonit i mungonin kangjellat, ndërsa ato janë gjetur pranë trupit të tij.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje është aksidentale apo jo.

“Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.”, njoftonte dje policia. / Hashtag.al