Vendosni fjalën kyçe....

Merkel viziton nesër Tiranën, zbardhet axhenda


Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën e kancelares gjermane Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Pas takimit kokë më kokë me kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave rreth orës 10 e 30, do ketë një takim edhe mes delegacioneve të dyshes e më pas do drejtohen te Tirana Business park.

Aty do zhvillohet një takim mes kancelares Merkel me krerët e qeverive ballkanike.

Në orën 14 e 35 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama e kancelares Merkel.

Programi

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

Plane dhe Foto me link ëetransfere

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

Plane dhe Foto me link ëetransfere

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube