Vendosni fjalën kyçe....

Shkëputet ashensori në Astir, plagosen 2 gra


Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në zonën e Astirit në kryeqytet ku një ashensor është shkëputur dhe brenda tij kanë qenë disa banore. 

Policia në njoftimin e saj paraprak thotë se një shtetase është dëmtuar dhe është dërguar në shtëpi pas mjekimit ndërsa një tjetër është dërguar në spital. 

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur  ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton  policia.