Vendosni fjalën kyçe....

Strazimiri i del kundër Bashës: Në 30 vjet asnjë kryetar i PD-së nuk ka pasur kompetencë të përjashtojë askënd


Anëtari i Kryesisë të PD-së Gent Strazimiri, ka dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.

Strazimiri thotë se asnjë kryetar në 30 vjet ekzistencë të PD-së nuk ka pasur kompetencë për të përjashtuar askënd.

Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!

Nuk ekziston një kompetencë e tillë!

Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër!”-shkruan Strazimiri.