Vendosni fjalën kyçe....

Nishani: Basha të japë dorëheqjen, nuk është legjitim në krye të PD-së


Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar të PD-së.

“Basha nuk kishte të drejtë të përjashtojë Berishën”-shprehet Nishani.

Sipas tij ai e mori vendimin duke mos konsultuar asnjë forum. Për këtë sipas Nishanit ai duhet të japë dorëheqjen.

Basha nuk kishte të drejtë të përjashtojë Berishën, pa e mbështetur në rregulla. Basha ka marrë votat e demokratëve, me Berishën në listë. Ka përjashtuar Berishën nga PD pa respektuar asnjë nen të PD-së, ai ka praktikisht ka dhunuar procesin zgjedhor.

Dakord se Basha ka marrë vendim që të përjashtojë Berishën, por kush forum e mori këtë vendim? Basha duhet të japë sot dorëheqjen, nuk është legjitim në krye të PD-së. Duhet të japë dorëheqjen se ka përdhosur institucioneve të PD-së. Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës, Partia Demokratike nuk mund të ketë në krye një klepto-rilindas”- deklaroi Nishani.