Vendosni fjalën kyçe....

10 viktima nga zjarri në spitalin Covid të Tetovës, shumë të plagosur (Video)


10 persona kanë humbur jetën nga zjarri i rënë në spitalin e Tetovës ku trajtoheshin të sëmurët nga Covid-19.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do zhvilloj sot një takim urgjent që pritet të nisë në orën 10 të mëngjesit. Nga flakët që shpërthyen mbrëmjen e djeshme në spitalin e improvizuar Covid-19 në Tetovë u lënduan dhjetëra persona.

Në spital po mjekoheshin 24 pacientë të cilët po merrnin oksigjen me anë të respiratorëve.

Sipas shkruajnë mediat e vendit fqinj që citojnë dëshmitarët në vendin e ngjarjes, pas shpërthimit të zjarrit në spital është dëgjuar edhe një shpërthim që me gjasë është shkaktuar nga bombolat e oksigjenit që përdoren për të sëmurët e prekur nga koronavirusi.

Pas shuarjes së flakëve, trupat e viktimave janë nxjerrë jashtë objektit të spitalit.

Për rastin në fjalë kanë nisur hetimet që do përcaktojnë shkaqet e zjarrit që shkrumboi në pak kohë gjithë strukturën.

*Video Credit: Almakos