Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy persona në Tiranë e Fier, njëri dhunoi të ëmën e tjetri xhaxhain 70-vjeçar


Një 35-vjeçar me iniciale D.P. është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar të ëmën dhe se i ka vjedhur asaj para e sende personale.

Në Fier janë arrestuar dy persona pasi pas një konfliktiu kanë goditur njëri-tjetrin.

Më pas njëri prej tyre ka goditur xhaxhain e tij, 70-vjeçarin me iniciale P.T.

Njoftimi Tiranë

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij.”

Njoftimi Fier

Policia në Fier ka arrestuar dy shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.T (44 vjeç) dhe L.T (46 vjeç) pasi për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panahor, Mallakastër. Policia njofton se gjatë konfliktit shtetasi L. T ka goditur me grushta xhaxhain e tij me iniciale P. T., 70 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.