Vendosni fjalën kyçe....

Rama poston foton e stilistes shqiptare që fitoi çmimin prestigjioz, qytetarët: S’e ke përgatitur ti që të mburresh me të


Kryeministri Rama ka postuar foton e stilistes së talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, që ka fituar së fundmi çmimin e dhënë nga ‘Fondacionit Louis Vuitton’ për stilistët e rinj. Teksa poston foton e 28-vjeçares, kryeministti shkruan se ndihet krenar për suksesin e saj.

Po komentuesit poshtë fotos i shkruajnë se kryeministri nuk ka asnjë të drejtë të mburret me stilisten e talentuar shqiptare duke qenë se nuk ka asnjë kontribut në suksesin e saj.

“Po kete vajze nuk e ke pregatitur ti qe na mburresh zoti Rama. talentet kerkojn mbeshtetje.” – shkruan ai.

Një tjetër thekson se Dojaka nuk është një talent që ka dalë nga arsimi shqiptar po është rritur jashtë vendit, gjë që i ka dhënë mundësinë të arrijë suksesin.

“Po nje talent qe del nga arsimi shqiptar??? Se eshte kollaj te krenohesh me njerez qe rriten jashte vendit dhe formohen nga stile dhe kultura qe skane fare lidhje me Shqiperine. Universiteti Luigj Gurakuqi ne Shkoder eshte ne kolaps total.” – komenton qytetari.

Të tjerë lexues i shkruajnë kreut të qeverisë duke i kujtuar se në vend ka shumë njerëz të talentuar po që nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria e kanë marrë rrugët e botës.

Nensi Dojaka është lindur në Shqipëri, po është larguar nga vendi në vitin 2009. Ajo ka ndjekur ‘London College of Fashion’ në Angli e më pas ka bërë edhe një Master of Arts në Central Sain Martins, Londër. /Hashtag.al