Vendosni fjalën kyçe....

Kapet kokainë mes bananeve të “Alba Exotic Fruit” në Portin e Durrësit


Gjendet drogë në kontenierin me banane në Portin e Durrësit. Policia ka kryer një kontroll antidroge, ndërsa gjatë aksionit mësohet se është gjetur sasia e drogës.

Bananet në kontenierin ku u gjet droga i përkasin kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Specialistët e policisë bënë peshimin e saj, nga ku rezultoi 7.7 kilogramë kokainë. Kokaina ishte fshehur te kapakët e motorëve frigoriferikë. Bananet kishin ardhur nga Ekuadori dhe kishin dy ditë në port. Pas gjetjes së sasisë së kokainës është shoqëruar në polici përfaqësuesi i kompanisë, ndërsa janë shpallur në kërkim aksionerët.

Nuk është hera e parë që kjo kompani lakohet për sasi të kapur droge. Aksionerët e “Alba Exotic Fruit” janë Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni ndërsa si administratorë shërben vetë aksioneri Dauti dhe Ermal Arapi.