Vendosni fjalën kyçe....

Partizani mund Laçin, merr kreun e Superligës


Partizani ka mundur Laçin në ndeshjen e javës së dytë të Superligës duke marrë kreun e renditjes.

Golin e vetëm për të kuqtë e shënon sulmuesi Skuka pas gjuajtjes së një 11-metërshi.

Javën e ardhshmë kryeqytetasit udhëtojnë drejt Ballshit për t’u ndeshur me Bylisin ndërsa kurbinasit do presin në shtëpi Egnatian.

Pas javës së dytë Partizani kryeson renditjen, i ndjekur nga Bylisi, Tirana e Erzeni me nga dy pikë më pak.