Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen tre makina në Tiranë, plagosen dy persona


Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Nga aksidenti i tre makinave janë plagosur dy shoferë të cilët janë dërguar në spital.

Më datë 26.06.2020, rreth orës  19:46, në rrugën “Muhedin Llagami”,  janë përfshirë në aksident  mjetet me drejtues shtetasit K.K., L.B., dhe B.D. Si pasojë e përplasjes  janë dëmtuar dy drejtues mjetesh shtetasit K.K dhe L.B., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit B.D., ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *