Vendosni fjalën kyçe....

Deputetja e PS-së: Berishën e ka votuar populli, nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament


Deputetja e sapo zgjedhur e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo e cila do mbajë edhe fjalimin e parë në Parlamentin që nis punimet e legjislaturës X këtë të premte, ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania edhe hyrjen apo jo të Sali Berishës pas shpalljes non-grata.

Bozo thotë nëse Berisha hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e tij.

Ndërsa thekson se atë e ka votuar populli dhe nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament.

SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, thotë znj. Bozo.