Vendosni fjalën kyçe....

Patozi: Koha më e mirë për t’u larguar Berisha ishte 2013-ta por prapë nuk është vonë


Astrit Patozi, një nga ish-eksponentët e rëndësishëm të Partisë Demokratike ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet nga PD-ja.

Edhe pse Patozi thotë se koha më e mirë do të kishte qenë 2013-ta, sërish nuk është vonë.

 “Unë Sali Berishës do t’i kisha sugjeruar… dhe e kam thënë në fakt…që duhej të largohej që me kohë nga PD-ja. Madje, koha më e mirë ishte 2013-ta, por prapë nuk është vonë. Më dinjitoze do të ishte për të dhe më e dobishme për Partinë Demokratike”, tha ish-deputeti në “Top Talk” për Denis Dyrnjanë.

 “Nuk ka pse të mbajë një ngarkesë tjetër, ndërkohë që boll ka Lulzim Bashën kryetar dhe shumë e shumë halle të tjera”, thotë më tej Patozi duke shtuas se Berisha dhe Basha duhet t’i japin fund marrëdhënies “hipokrite” me njëri-tjetrin.

 “Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë të detyruar të prononcohen. T’i japin fund një nga marrëdhënieve nga më hipokritet. Sepse të dy i janë shitur publikut, njëri sikur nuk ka asnjë gisht në vendimmarrjet e mëdha Brenda partisë, dhe tjetri sikur nuk e le ai që të qeverisë, sepse po të qeveriste do të bënte më mirë. Në fakt, po të ishte i vetëm do të bënte edhe më keq, sipas meje.”, theksoi Patozi.

Amerikanët i kanë kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të largojë nga parlamenti ish-kryeministrin Sali Berisha.