Vendosni fjalën kyçe....

Tritoli makinës së policit në Durrës, autori i dyshuar e vendos s ikën më vrap (Video)


Kanë dalë pamjet e vendosjes së tritolit ndaj makinës së policit në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm në Lagjen 17, ndërsa nga shperthimi pati vetëm dëme materiale.

Në videon e publikuar nga BW duket autori, i cili pasi vendos diçka në rrotën e parë të mjetit nga ana e shoferit, largohet me vrap.

Mjeti të cilit iu vendos tritol në qytetin bregdetar i përket Lulëzim Kastratit ndërsa lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.