Vendosni fjalën kyçe....

Bushati harron mëritë me Ramën: Shpresoj të zgjidhem në Kryesi


Ditmir Bushati harron mëritë me Edi Ramën, duke shfaqur shpresë edhe në zgjedhjen për Kryesinë e Partisë Socialiste.

Menjëherë pas vendosjes nga kryeministri Rama si anëtar i grupit të punës për ngritjen e Akademisë Politike të PS-së, Bushati reagoi për mediet.

 “Së pari ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e Partisë Socialsite. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të asamblesë. Natyrisht që shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste.

Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS-së e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga Partia Socialiste”, tha ish-ministri.