Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në SHBA, plagoset një nxënës


Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e së mërkurës në një shkollë të mesme në Karolinën e Veriut, ku për pasojë raportohet për të paktën një nxënës të plagosur.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që autori është larguar me shpejtësi dhe një kërkim i gjerë ka nisur për kapjen e tij.

Ende nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të të plagosurit, ndërkohë që po hetohet dhe për shkaqet e këtij sulmi.