Vendosni fjalën kyçe....

Pranga infermierit në Korçë, akuzohet se vodhi mbi 1 milion lekë ilaçe e pajisje për të sëmurët me Covid-19 e tumor


Një infermier i spitali të Korçës është arrestuar.

Ai akuzohet se ka vjedhur nga farmacia e spitali një sasi barnash e pajisjesh mjekësore në vlerë mbi 1 milion lekë të reja.

Në pranga ka rënë 43-vjeçari me iniciale N.C., infermier në urgjencën e spitalit të Korçës.

Sipas policisë, ai ka vjedhur ilaçe për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19 e sëmundje tumorale.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021, ku në farmacinë e Spitalit Rajonal Korçë, u vodh një sasi e konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Farmacia”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar shtetasit N. C., 43 vjeç, banues në Korçë (me detyrë infermier pranë Urgjencës së Spitalit Korçë). Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.”