Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet situata e pandemisë në Kosovë, 20 viktima e 932 raste të reja


Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima nga COVID-19 raporton  Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara me virus.

Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525”-thuhet në njoftim.