Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me dy të plagosur në Dajt, makina bie disa metra poshtë rrugës


Një aksident ka ndodhur në Parkun e Dajtit pasditen e sotme. Të lënduar kanë mbetur 33-vjeçari me iniciale A.Ll. e 22-vjeçarja me iniciale J.J.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të humbjes së drejtimit të mjetit nga ana e 33-vjeçarit.

Të lënduarit janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”