Vendosni fjalën kyçe....

Kosova raporton 16 viktima, 2098 raste të reja me Covid-19


Nuk ka aspak lehtësim të situatës në Kosovë për sa i përket Covid-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore atje, 16 pacientë kanë humbur jetën 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin e ri.

Po kështu nga 12564 analiza të kryera janë gjetur 2098 raste të reja.