Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Kabul, nga shpërthimet vriten 11 ushtarë amerikanë e një mjek ushtarak


11 marinsa amerikanë dhe një mjek ushtarak, janë konfirmuar mes viktimave në dy sulmet vetëvrasëe ranë aeroportit të Kabulit, thanë zyrtarët për Lucas Tomlinson të Fox News.

Sulmet ndodhën pranë aeroportit teksa po kryheshin operacionet e evakuimit ndërsa ishin paralajmëruar më herët nga shërbimet inteligjente perëndimore e talibanët.

Zyrtarët i thanë Fox News se të vrarët përfshinin 11 marinsa dhe një mjek ushtarak. Ndërkohë ka dhjetëra amerikanë të plagosur në sulmin vetëvrasës, dhe zyrtarët druhen se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Sulmi kamikaz shpërtheu në një nga portat e aeroportit të Kabulit, ku dhjetëra mijëra amerikanë e afganë kërkojnë të largohen nga vendi. Ndërsa një sulm tjetër ndodhi pranë një hoteli që përdoret nga vendet perëndimore për të përpunuar kërkesat për evakuim.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani