Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata e policisë në Kanada kundërshton vaksinimin e detyrueshëm


Sindikata e Policisë së Torontos do të kundërshtojë politikën e re të detyrueshme të vaksinimit për efektivët.

Shefi James Ramer njoftoi vendimin ditën e djeshme, duke bërë thirrje që oficerët dhe personeli me uniformë dhe civilë të vaksinohen plotësisht.

Sipas vendimit, të gjithë anëtarët e Policisë së Torontos duhet të tregojnë statusin e procesit të vaksinimit deri më 13 shtator.

Njoftimi nuk përmend ende asnjë pasojë nëse kjo gjë nuk ndodh. Sindikata e Policisë në Toronto tha për ‘680 NEËS’ se do të kundërshtojë politikën e re.