Vendosni fjalën kyçe....

“Ka një fund” – Braçe njofton largimin nga qeveria


Zv.kryeministri Braçe ka njoftuar largimin nga qeveria.Pak orë pasi kryeministri Rama foli për mandatin e dytë qeverisës e për shpalljen e kabinetit të ri javën që vjen,

Numri dy i qeverisë shkruan se është i nderuar që u ka shërbyer njerëzve në nevojë në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit.

Ai e shoqëron mesazhin me një video të vitit 2019, pas tërmetit të 26 nëntori që la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur e dëme të shumta materiale.

“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!” – shkruan Braçe në Facebook.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani