Sparta e Pragës ka siguruar 3 pikë të arta në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kampioneve, duke triumfuar në Pragë me rezultatin 3-0 ndaj Salzburgut.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë falë golave të Kairinen dhe Olatunji, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares, thelloi diferencën.
Ndërkohë, në Stadio Renato Dall’Ara në Bologna, ndeshja mes Bolognas dhe Shakhtar Donetsk përfundoi pa gola, 0-0.
Mysafirët nga Ukraina humbën një penallti të rëndësishme në minutat e para të ndeshjes, e ndalur nga Sudakov.