Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj të Kosovës


Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e një 18-vjeçareje në Ferizaj të Kosovës. Dardan Krivaqa është vënë sot në mesditë në pranga pas disa ditësh arratisje.

“I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan (Emrush) Krivaqa, lindur më 25.08.1992, adresa rr ‘Ramadan Rexhepi’, Ferizaj”, thuhej në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Në ndihmë të policisë u vu edhe biznesmeni Behgjet Pacolli që do të dëmshpërblente çdo informator mbi vendndodhjen e Krivaqës.

Krivaqa u fokusua nga kamerat e sigurisë teksa çonte në spital të renë që nuk mbijetoi dot. Ai ishte në shoqërinë e një shoku, Arbër Sejdiu, i cili u arrestua.