Vendosni fjalën kyçe....

Evakuohet gjithë fshati Aliko në Finiq, video e zjarrit të madh


Zjarr i madh në fshatin Aliko të Bashkisë së Finiqit. Mësohet se gjithë banorët e fshatit janë evakuuar, ndërsa banesat e tyre rrezikojnë të digjen në flakë.

Në zonë për ta shuar zjarrin kanë shkuar zjarrfikëset e bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë, ndërsa po bëhet thirrje për ndihmë ende.

Video e publikuar nga “Saranda Web”.