Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në Vlorë në një parking lë të plagosur dy të rinj, të dyshuar dy të rinj të tjerë nga Fieri


Sherri në Vlorë shkakton dy të plagosur.

“Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një parking, ishte plagosur me mjet të mprehtë, shtetasi R. M., 29 vjeç dhe ishte dëmtuar shtetasi K. K., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, që bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar:

Shtetasi E. M., 37 vjeç dhe shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, të dy banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohen se në një parking në lagjen “1 Maji”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë, shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dëmtuar fizikisht shtetasin K. K.”, jep detaje Policia e Vlorës.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik të miturit S. M., iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti, ndërsa shtetasit E. M. iu sekuestrua automjeti i markës “Mistubishi”, të cilin e drejtonte në gjëndje të dehur në momentin e prangosjes nga shërbimet e Policisë.