Vendosni fjalën kyçe....

CBS gjen arsyen për fitoren e talibanëve: U favorizuan nga ndryshimet klimatike


CBS është akuzuar për ndjekjen e teorive fantastike të frymëzuara nga Greta Thunberg për rezultatin katastrofik të luftës 20-vjeçare në Afganistan, pasi pretendoi se talibanët morën mbështetje të jashtme e kishin aleate ndryshimet klimatike.

Media amerikane publikoi një raport ekskluziv të premten që përpiqej të ndriçonte atë që mund të ketë shkaktuar dështimin e triliona dollarëve amerikanë në Afganistan, duke përfunduar me kolapsin e plotë të Ushtrisë Kombëtare Afgane më 15 gusht vetëm disa javë pasi forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA përshpejtuan daljen e tyre nga vendi.

I titulluar në mënyrë autoritare, “Si ndryshimi i klimës ndihmoi në forcimin e talibanëve”, hetimi i CBS zbuloi se talibanët përfituan jashtëzakonisht shumë nga mbështetja e fshehtë e një fuqie të frikshme globale: ndryshimet klimatike.

“Tre dekadat e fundit kanë sjellë përmbytje dhe thatësirë ​​që kanë shkatërruar të korrat dhe i kanë lënë njerëzit të uritur. Dhe talibanët – me siguri pa e ditur se ndryshimi i klimës ishte shkaku – kanë përfituar nga kjo gjendje e krijuar.” raportoi CBS.

CBS citoi një raport të autorizuar nga Germanwatch, një OJQ e politikës mjedisore që kërkon ‘barazi globale’, duke pretenduar se Afganistani është i gjashti në botë për vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike.

Me bujqësinë që zë një pjesë të konsiderueshme të PBB-së së vendit, talibanët ishin në gjendje të shfrytëzonin efektet destabilizuese të ndryshimeve klimatike në mirëqenien ekonomike dhe sociale të Afganistanit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani