Vendosni fjalën kyçe....

Përzierja e parë e antitrupave për të parandaluar Covid miratohet në Mbretërinë e Bashkuar


Trupi rregullator i barnave në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA) ka miratuar një përzierje ‘të parë të këtij lloji’ të antitrupave Covid që mund të parandalojë dhe trajtojë infeksionet koronavirus, me qeverinë që synon që trajtimi t’u ofrohet britanikëve së shpejti.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të premten, MHRA njoftoi autorizimin e trajtimit të antitrupave ‘Ronapreve’.

Sekretari i Shëndetit, Sajid Javid, vlerësoi shtimin e ilaçit në ‘armaturën e Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar Covid-19’, duke thënë se qeveria po punon në lidhje me shërbimin kombëtar të kujdesit shëndetësor ‘për të siguruar që ky trajtim të fillojë sa më shpejt sa të jetë e mundur’.

Sipas deklaratës, ilaçi terapeutik ‘mund të përdoret për të parandaluar infeksionin, për të nxitur lehtësimin e simptomave të Covid-19 në rastet akute dhe mund të zvogëlojë mundësinë e shtrimit në spital. Ndërsa ilaçi pretendon të rrisë mbrojtjen kundër koronavirusit, ai nuk është një zëvendësim për vaksinimin.