Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet me dy javë nisja e shkollës në vend, nxënësit kthehen në klasa më 27 shtator


Ministrja e Arsimit, Kushi, ka njoftuar sot se nisja e shkollës nuk do jetë data 13 shtator por 27 shtator. Sipas saj, ky vendim është marrë pas shqetësimeve e sugjerimeve të ardhura nga mësuesit e prindërit.

Në një deklaratë të drejpërdrejtë, numri një i arsimit në vend tha se kjo do u japë mundësinë nxënësve në mbarë vendin që të bëjnë mësim plotësuar edhe për dy javë më shumë në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për nisjen e vitit të ri shkollor.

Sipas sj, mësimi i zgjatur online për shkak të pandemisë, ka krijuar boshllëqe te nxënësit dhe periudha shtesë dy javore do u japë mundësinë të përgatiten më mirë.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.” – thuhet në mënyrë të përmbledhur në mesazhin e ministres.