Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë viktimë dhe 13 raste të reja nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, njoftoi të dielën se ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2,283 mostrave. Prej kësaj shifre, i bie që 0.55 për qind e personave të testuar, kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orëshin paraprak, sipas autoriteteve nuk është regjistruar asnjë viktimë me koronavirus.

Sipas MSH-së, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 21 pacientë, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 456.

Në Kosovë, të shtunën më 23 tetor, kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, ku parashihet ndryshimi i orarit të kufizimit të lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00. Po ashtu, është zgjatur edhe orari i punës së gastronomisë deri në ora 23:00.