Vendosni fjalën kyçe....

Moti ekstrem vret 21 vrapues gjatë maratonës në Kinë


Njëzet vrapues kanë humbur jetën për shkak të motit eksprem, gjatë një maratone në Kinën veri-perëndimore.

Siç shkruan BBC, erërat e forta dhe breshëri goditën të shtunën pjesëmarrësit në ultramaratonën 100 km, në Pyllin e Gurit të Lumit të Verdhë, një vend turistik në provincën Gansu.

Gara u ndërpre kur u zhdukën disa nga 172 vrapues që ishin gjithsej dhe një operacion shpëtimi nisi. Shumë nga vrapuesit e bllokuar thuhet se kishin vuajtue nga hipotermia.

Sikurse njoftuan mediet shtetërore, mes viktimave ishin edhe: Liang Jing, një kampion ultramaratone; dhe Huang Guanjun, i cili fitoi maratonën për meshkuj me probleme dëgjimi në Lojërat Kombëtare Paraolimpike të Kinës në vitin 2019.

Zyrtarët thanë se 151 vrapues janë konfirmuar tani si të sigurt dhe se tetë prej tyre janë të lënduar.

Gara filloi në 09:00 të shtunën (sipas orës lokale), me disa nga garuesit që mbanin veshur vetëm pantallona të shkurtra dhe bluzë. Pjesëmarrësit e mbijetuar thanë se parashikimi i motit u kishte treguar se do frynte një erë e lehte dhe se do binte shi, por asgjë aq ekstreme sa ajo që ata përjetuan.

Rreth tre orë pas fillimit të maratonës, një pjesë malore e rrugës që ata do ndiqnin u godit nga breshëri, shiu i madh dhe një erë e fortët, të cilat bënë që temperaturat të binin.

Një vrapuese, Mao Shuzhi, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ajo u kthye kur pa se koha ndryshoi.

“Shiu po bëhej gjithnjë e më i rëndë.”- tha zonja Mao, e cila kishte bërë rreth 24 km në garë në atë kohë dhe nuk kishte arritur ende në male. Ajo vendosi të kthehej në hotelin e saj, pasi kishte pasur përvoja të mëparshme të këqija me hipoterminë, por të tjerët vazhduan. Një pjesë ishin tashmë në zonat më të goditura.

Shumë vrapues thuhet se humbën rrugën e tyre në itinerar, pasi moti u vështirësoi pamjen.

Më shumë se 1,200 njerëz nga ekipet e shpëtimit shkuan në ndihmë të vrapuesve, të ndihmuar nga dronët me imazhe termike dhe detektorët e radarëve.

Operacioni vazhdoi gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës, kur ka patur një rënie të mëtejshme të temperaturave, duke e bërë kërkimin e tyre edhe më të vështirë.

Vdekjet kanë shkaktuar zemërim të publiku, kryesisht për mungesën e planifikimit të këtyre kushteve të motit.

Në një konferencë shtypi të dielën, Kryetari i Bashkisë së Baiyin, Zhang Xuchen tha: “Si organizator i eventit, ne jemi plot me faj dhe pendim. Ne shprehim ngushëllime dhe simpati të thella për familjet e viktimave dhe të plagosurve.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *