Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Prishtinë


Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, gjatë një aksioni të policisë.

Fillimisht mediat në Kosovë raportuan se nga përleshja me armë ka humbur jetën njuë person dhe ka mbetur i plagosur një tjetër. Mirëpo policia doli me një njoftim duke e mohuar këtë lajm.

Megjithatë Hoxha pranon se mund të ketë persona të plagosur mes tyre, ndërsa thotë se ka qenë njëri prej të dyshuarve që i ka drejtuar fillimisht armën makinës së policisë, duke detyruar policët të kundërpërgjigjen.

“Mund të ju konfirmoj qe sonte gjatë realizimit të detyrave operacionale nga njësitet policore ne lagjen ” Përroi i Njelmët” nga rrethi i “Ismetit” në drejtim të “Zonës Industriale” eshte vërejtur një veturë të dyshimtë me targa te njohura per policinë dhe te njëjtes nga zyrtaret policor i është dhënë shenjë për tu ndalur. Pasi qe te dyshuarit kanë kuptuar se do te ndaloheshin nga Policia, kanë filluar të ikin, në drejtim të “Zonës Industriale” Njësia Policore iu është vu në ndjekje, ku gjatë ndjekjes, të dyshuarit me veturen e tyre disa here kanë goditë veturën policore ku si pasoj e kesaj zyrtaret policor kane pesuar edhe lendime. Gjatë ndjekjes njëri nga të dyshuarit ka drejtuar një armë drejt policëve, dhe zyrtari policor eshte detyruar të shtie me armë në drejtim të të dyshuarëve. Në asistencë kanë dale edhe njësi të tjera te PK-së”, ka deklaruar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Deri ne keto momente nuk raportohet per të plagosur apo viktima tjera”, ka shtuar Hoxha.

Gjatë këtij operacioni, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar ndëqrsa është vënë në kërkim një i tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *