Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund pritja, sot mësohen fituesit e Lotarisë Amerikane


Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Nëse keni aplikuar dhe jeni në pritje të përgjigjeve, sonte në mbrëmje mund të merrni vesh nëse jeni fitues apo jo.

Për ta zbuluar këtë do t’ju duhet të përdorni numrin unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Sipas një njoftimi të ambasadës Amerikane, të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *