Vendosni fjalën kyçe....

Salianji poston videon: Fakti si Rama shkatërroi çdo vlerë dhe largoi 500 mijë shqiptarë


Deputeti i zgjedhur i PD-së më 25 prill, Ervin Salianji, ka publikuar në rrjetet sociale një video, që sipas tij, tregon faktet se si kryeministri Edi Rama shkatërroi çdo vlerë dhe largoi 500 mijë shqiptarë.

Salianji thekson se Rama ka paturpësinë dhe guximin të dërdëllisë për vlera, por sipas deputetit të zgjedhur të PD, ai është modeli i antivlerave dhe i plaçkitjes së shqiptarëve.

Ka paturpësinë dhe guximin të dërdëllisë për vlera, modeli i antivlerave, i plaçkitjes së shqiptarëve e korrupsionit kapilar, kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, zgjedhjeve të lira, njeriu që përzuri 500 mijë shqiptarë dhe varfëroi miliona të tjerë”-shkruan Salianji.