Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në Elbasan, qëllohen me sende të forta efektivët e policisë


Një konflikti mes disa personave në Elbasan nuk i kanë shpëtuar as efektivët e policisë.

Në momentin e ndërhyrjes për të ndalur konfliktin, policët janë kundërshtuar dhe dhunuar duke u qëlluar me sende të forta.

Nga incidenti është dëmtuar me mjete të forta edhe makina e policisë.

Personat e përfshirë në sherr janë shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme.