Vendosni fjalën kyçe....

Raporti shqetësues – Afganët që ikin nga talibanët duhet të kenë testin negativ të Covid-19 për të hipur në fluturimet tregtare


Pezullimi i fluturimeve nga Kabuli ka lënë civilë të panumërt në mëshirën e talibanëve. Por edhe nëse fluturimet rifillojnë, afganët që largohen nga vendi do të kenë ende nevojë të testohen negativisht për Covid, sipas një raporti shqetësues.

Menjëherë pasi talibanët pushtuan kryeqytetin afgan të dielën, qindra civilë filluan të derdhen në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit me shpresën se do të transportohen me siguri.

Por deri të hënën në mëngjes, linjat ajrore tregtare kishin ndalur operacionet në kryeqytetin afgan për shkak të të shtënave me armë përrreth – të shkaktuara të paktën pjesërisht nga ushtarët amerikanë që qëlluan për të paralajmëruar civilët e mbledhur mbi pistë.

Por pezullimi i fluturimeve të rregullta jashtë është vetëm një nga pengesat me të cilat përballen afganët që kërkojnë një biletë për t’u larguar. Linjat ajrore që operojnë në kryeqytetin afgan kërkojnë nga udhëtarët të kenë e vete një test negativ të Covid-19.

Turkish Airlines dhe Emirates, dy kompani të mëdha që operojnë në Kabul, kërkojnë teste negative të koronavirusit për udhëtarët mbi një moshë të caktuar.