Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania merr sot presidencën e BE-së, Meta: Mundësi që nuk duhet humbur


Duke nisur nga sot, Gjermania merr përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian.

Presidenti i vendit Ilir Meta, shkruan në një postim në “Facebook” se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi, dhe se Shqipëria duhet të zbatojë sa më parë të gjitha kushtet e vendosura për anëtarësimin.

“Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.

Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi!
Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.
Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.
Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.
Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.
Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!”– shkruan Presidenti.

Me marrjen e presidencës së BE-së, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike për të kaluar krizën e koronavirusit. Aty flitet dhe për një perspektivë të besueshme të pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *