Vendosni fjalën kyçe....

“Ndjeva erë hashashi pranë selisë së PS. E bleva për të hequr stresin”


Mes dhjetëra të rinjve që konstatohen me doza të vogla hashashi dhe që nga ekspertimet toksikologjike rezultojnë përdorues, A. P , dha përpara policisë jusifikimin më të cuditshëm.

“Arsyeja pse e bleva hashashin ishte pasi doja të pija një cigare meqë hoqa stresin e provimeve” tha para oficerit të policisë gjyqësore për hetimin e narkotikëve, i riu nga Tirana.

Monitorimi i Qendrës “FOL” tregon një trend në rritje të përdorimit të hashashit në kryeqytet , por që për shkak të mbajtjes në doza të pakonsiderueshme, çështjet shpallen të mos filluara nga prokuroria.

A. P u konstatua në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit” nga ana e punonjësve të policisë të Seksionit të posaçëm “Shqiponja”. Gjatë kontrollit fizik të riut ju sekuestrua lëndë narkotike cannabis sativa dhe mbas peshimit rezultoi me një peshë të përgjithshme me amballazh 1.2( një pikë dy) gramë e cila mbas peshimit u fut në qesen e provave.

“Jam student i ekonomikut – tha i dyshuari si shpërndarës A.P, por që më pas u konkludua se nuk ishte vecse një përdorues.

“Përfundova provimet me sukses dhe kur po bëja xhiro në qendër të Tiranës, pranë selisë së Partisë Socialiste ndjeva erën e hashashit ku po e pinin tre djem” rezulton të ketë thënë i riu, sipas monitorimit të Qendrës “FOL”.

Sipas të dyshuarit, ai  i ka pyetur nëse kishin një cigare për të dhe njëri prej tyre i është përgjigjur “po deshe ta jap një cigare për pesë mijë lekë të vjetra” . Mbasi e ka blerë i riu është zhvendosur së bashku me qesen me hashash drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku dhe ka takuar një të njohur.

Policia deklaron në këtë rast të monitoruar nga Qendra “FOL” se njësoj si edhe në raste të tjera, blerësit e drogës nuk i identifikojnë shitësit. Në material referohet “ Shtetasi A.P. deklaron se personi që i ka shitur lëndën narkotike nuk e njeh dhe sot e ka parë.

“Me aq sa mbaj mend ishte një djalë trup mesatar , me xhinse të zeza, bluzë të zezë me mëngë të gjata sportive , flokë gështenjë , kishte pak mustaqe , më shumë nuk mbaj mend” thuhet në procesverbal. Montorimi i Qendrës “FOL”,  ndaj cështjeve të drogës tregon se vec të rinjve si përdorues dhe shpërndrës po shfaqen edhe të miturit e kategorisë së grupmoshës nga 14 deri në 18 vjec.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fol.org