Vendosni fjalën kyçe....

Video dramatike tregon burrin që bie nga avioni transportues amerikan mes kaosit në Kabul


Disa njerëz dyshohet se janë vrarë pasi u përpoqën të arratiseshin nga Kabuli duke u mbajtur në pjesët e poshtme të një aeroplani transportues amerikan.

Skena kaotike janë vërejtur në aeroportin e kryeqytetit të Afganistanit teksa mijëra afganë po përpiqen të arratisen pas rënies së Kabulit në duart e talibanëve.

Pamjet e tmerrshme të postuara në mediat sociale supozohet se tregojnë të paktën dy persona që bien drejt vdekjes, ndërsa një avion ushtarak amerikan ngrihet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit. Në video, të paktën dy objekte mund të shihen duke rënë në tokë ndërsa avioni merr lartësi.

‘Teherani Times’ pohoi se dy persona u vranë pasi u përpoqën të ‘mbaheshin’ në aeroplan gjatë ngritjes.

Postimet në mediat sociale, duke cituar mediat lokale, pohuan se tre burra ishin përpjekur të lidheshin me avionin. Të paktën një prej trupave u gjet në një zonë banimi pranë aeroportit.

Rreth të njëjtës kohë kur u shfaqën pamjet tronditëse, u postua një video e veçantë e cila tregonte se tregonte disa burra të kapur në anën e një avioni që po përgatitej të largohej nga aeroporti.