Vendosni fjalën kyçe....

Obama ‘i fut’ një festë me 400 të ftuar për 60-vjetorin, infektohen me Covid-19 mbi 60 persona (Video)


Ish-presidenti amerikan Barack Obama festoi 60-vjetorin e lindjes të shtunën e kaluar, duke organizuar një festë të madhe që thuhet se priti rreth 400 persona.

Pavarësisht se rastet e koronavirusit po shtohen në SHBA dhe rregullat e reja të lidhura me pandeminë janë vendosur, mysafirët u vunë re duke mos mbajtur maska ​​ose duke mos respektuar distancimin shoqëror.

Të paktën 63 persona në ishullin Martha’s Vineyard kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 pas festës së 60-vjetorit të ditëlindjes së ish-presidentit amerikan Barack Obama që u mbajt të shtunën e kaluar, raportoi Daily Mail.

Festa e ditëlindjes së Obamës u sulmua më herët në internet pasi dolën fotografitë që tregonin turma pa maska ​​- mes tyre edhe vetë ish –presidenti.

Sipas raporteve, festa e Obamës fillimisht ishte planifikuar të mirëpriste rreth 500 mysafirë dhe 200 punonjës, por më vonë u zvogëlua në rreth 300-400 persona, të gjithë, të cilët, sipas ish-presidentit, ishin miq të ngushtë dhe familjarë.