Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësoren në Devoll, humb jetën një grua


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Devoll ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se një makinë ka përplasur shtetasen R.G rreth 70 vjeç e cila ishte këmbësore në rrugë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Poloskë, në një kryqëzim.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi A. K.