Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me burg për drogën e kapur në Kapshticë, arrestohet pas dy vitesh 57-vjeçari


Një 57-vjeçar është arrestuar për një sasi droge të kapur në 2019 në Kapshticë në një makinë.

Shtetasi me iniciale B.M është dënuar me masën “Arrest me Burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” pasi gjatë kontrollit më një makinë i kapën 1072 kg lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit B. M., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis”-njofton policia.