Vendosni fjalën kyçe....

Situatë problematike me zjarret në Mirditë, vatra e zjarrit shqetësuese te tuneli i Thirrës


Situata nga zjarret në zonën e Mirditës vijon të mbetet problematike.

Që prej ditës së premte zjarri vijon të jetë aktiv në malin e Munellës, por më problematik mbeten vatrat e zjarrit pranë Rrugës së Kombit në Thirrë, ku duken qartazi që flakët po afrohen drejt tunelit të Kalimashit.

Pavarësisht ndërhyrjeve që janë kryer me mjete rrethanore, nuk është arritur që të shuhen flakët.