Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Radostinë po u afrohet banesave


Një tjetër vatër zjarri në vend. Bëhet fjalë për Radostinën në Fier, ku flakët po shkrumbojnë një kodër me ullinj, ndërsa rrezikohet që ato t’u afrohen banesave.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje për të nisur shuarjen e flakëve.

Problem në vend mbetet Dukati, pjesë të tjera të Karaburunit dhe zona të tjera më të lokalizuara në veri dhe juglindje të vendit. Për zjarrvënie të qëllimshme janë arrestuar disa persona gjatë këtyre ditëve.