Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla homazh eksodit, 30 vite më parë mbërrinte në Bari anija “Vlora”


Taulant Balla ka menduar që sot t’i bëjë një homazh eksodit 30- vjeçar të shqiptarëve drejt Italisë, nëpërmjet një komenti të shkurtër dhe një fotoje.

“Sot 30 vite më parë, më 8 Gusht 1991 mbërrinte në Bari anija tregtare Vlora, e nisur nga Durrësi, e cila mbante në bord rreth 20 mijë vëllezër dhe motra shqiptarë.”, shkruan Balla.

Ai e cilëson këtë si një nga eksodet më dramatike.

“Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës.”, thotë më tej Balla.